Abidal i jep fund dyshimeve rreth transplantit të mëlçisë duke publikuar një fotografi në rrjetet sociale (FOTO)

Pas informacioneve të zbuluara të mërkurën e kaluar nga The Confidential, në të cilën, referuar disa bisedave të përgjuara të Sandro Rosell, vihet në pikëpyetje ligjshmëria e transplantimit të mëlçisë nga Eric Abidal.

Fondacioni Abidal dhe Barcelona bënë deklarata të menjëhershme, në të cilat pretendohet se gjithçka në këtë rast ishte brenda ligjit, por këtë të enjte, ish-lojtari i skuadrës katalanase e mori fjalën në Instagram, ku bëri një deklaratë të vështirë dhe publikoi një fotografi shumë ndriçuese.

Në atë foto shihet kushëriri i Abidal, Gerard, në anën tij gjatë kohës së transplantimit. Ky është mesazhi i Abidal:

“Me publikimin e këtij imazhi dua të kërkoj respekt për kushëririn tim, Gerard, dhe ta mbroj nderin e tij. Unë publikisht denoncoj qëndrimin e disa mediave që vazhdojnë të vënë në dyshim ligjshmërinë e një ndërhyrjeje, që shpëtoi jetën time. Mjaft, është e mjaftueshme! Unë kërkoj respekt për të gjithë ne, që kemi kaluar, ose po kalojmë një situatë të ngjashme”.

 

Con la publicación de esta imagen quiero pedir respeto hacia mi primo Gerard y defender su honorabilidad. Denuncio públicamente la actitud de algunos medios que siguen poniendo en duda la legalidad de una intervención que me salvó la vida. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ¡Basta ya! Pido respeto para todos los que hemos pasado o están pasando por una situación similar. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ————— ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ With this image, I want to show my respect for my cousin, Gerard, and defend his honour. I wish to publicly condemn the attitude of some media outlets who are suggesting any doubt in the legality of the intervention which saved my life. Stop now! I request respect for myself and everyone affected personally by this stage of my life, and for anyone else in a similar situation. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀

A post shared by E.Abidal Official (@abi22ericabidal) on

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here