Arsyeja pse Brazili do ta fitojë Kupën e Botës është Serie A

Vetëm një gol i pësuar në katër ndeshjet e para të Botërorit është një e dhënë që përforcon bindjen e atyre që besojnë se Brazili do të fitojë Botërorin.

Grupi i Seleçao ka shumë ngjyrime italiane. Në portë është Alisson, në mbrojtje, përveç ish-milanistit Thiago Silva, është edhe internisti Joao Miranda, që ka folur për “italianitetin” e këtij Brazili.

“Ky është një ekip i ndryshëm, – ka deklaruar Miranda për El Pais. – Më i fortë në mbrojtje, pësojmë shumë pak dhe, në çdo moment të ndeshjes, sulmuesit tanë mund të shënojnë”.

“Të gjitha skuadrat e këtij Botërori kanë një organizim të mirë në mbrojtje dhe sulmet janë të shpejtë. Po, është një Brazil italian. Jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje. Unë dhe Thiago kemi mësuar shumë nga Seria A”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here