Zvicranët të inatosur me Shqiptarët – nuk do të ketë më lojtarë me shtetësi të dyfishtë në përfaqësuese

Sekretari gjeneral i federatës së futbollit së Zvicrës, Aleix Meiser ka propozuar që në përfaqësuesen zvicerane mos të ftohen lojtarë me shtetësi të dyfishtë.

Federata e futbollit zviceran po mendon seriozisht rreth vendimit që në përfaqësuese mos të ftohen lojtarë me nacionalitete të ndryshme.

Meiser ka kritikuar veprimin e Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen me Serbinë.

“Për mua personalisht nuk ishte provokim, por gjithsesi nuk ishte as një veprim i duhur. Ishte një reagim emocional nga ana e tyre.

“Shtetësitë e dyfishta po na krijojnë probleme jo vetëm në futboll por edhe në sfera të tjera. Shumicën e tyre i kemi bërë futbollistë të mëdhenj dhe mendoj se duhet të ndalojmë me këtë”, ka deklaruar Meiser.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here