Merr fund dinastia Kineze: Milani në aukcion

Li Yonghong nga dita e djeshme nuk është pronarë i Milanit, pasiqë nuk arriti ta shlyej borxhin prej 32 miliona eurove ndaj fondit amerikan Elliot.

Gjiganti italian tani është nën pronësinë e Fondit Elliot, mirëpo amerikanët nuk e kanë ndërmend të udhëheqin me klubin dhe Milani edhe zyrtarisht është në aukcion.

Li vitin e kaluar e bleu Milanin nga Silvio Berlusconi, mirëpo pasi nuk arriti ta shlyej borxhin, klubi nga Milano u morr nën pronësinë e Elliot.

Sipas mediave, pronari potencial i Milanit mund të jetë Roko Komiso, një miliarder amerikan i lindur në Itali.

Sipas fondit Elliot vlera e klubit të Milanit është 520 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here