Brazili nuk arriti të shkoj më shumë se deri në çerekfinale në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ku u eliminua nga Belgjika.
Ky eliminim ka bërë që të hidhen shumë dyshime rreth të ardhshmes së trajnerin dhe disa nga futbollistët senatorë.
Por, pavarësisht eliminimit të Brazilit në Kupën e Botës, federata e futbollit (CBF) është e gatshme të mbajë Titen si trajner të ekipit deri në fund të Kupës së Botës 2022 në Katar.
CBF po e mban besimin në projektin e 57-vjeçarit që nisi disa vite më parë dhe e udhëhoqi ekipin në një kualifikim të ri në Rusi.
Tite do të ketë disa ditë për të menduar për vendimin e tij, por ai ndan të njëjtën dëshirë për të udhëhequr ekipin edhe më tutje, duke filluar nga Copa America.
Ekipi u eliminua nga turneu, por drejtuesit ndjejnë se nuk ka arsye për një ndryshim rrënjësor, të tillë si ato që pasuan eliminimet e Kupës së Botës 2010 dhe 2014.