Modric dëshiron që Ronaldo të qëndrojë te Reali

Spekulimet që e lidhin Ronaldon me një kalim te Juventusi po shtohen në shpejtësi, por Luka Modric mendon se ai mund të qëndrojë te Real Madridi.

Superylli 33 vjeçare po besohet se ka marrëveshje me Juventusin që është gati të paguajë 100 milionë euro për portugezin.

Modric shpreson se pesë herë fituesi i Topit të Artë të qëndrojë për një sezon të 10-të te Reali dhe pranon se vështirë mund ta paramendojë Ronaldon në një ekip tjetër.

“Mendoj se ai do të qëndrojë”.

“Ky është mendimim im. Do të ishte mirë nëse ai qëndron sepse nuk mund ta paramendoj në një ekip tjetër evropian”.

“Do të më pëlqente që ai të qëndronte sepse është lojtari më i mirë në botë. Ai është shumë i vlefshëm për Realin dhe shpresoj se do të qëndrojë. Të shohim çka ndodhë”, deklaroi Modric.

E ardhmja e Ronaldos pritet të sqarohet gjatë javës së ardhshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here