Modric:Dua të kthehemi në shtëpi me medalje

Kombëtarja e Kroacisë me shumë meritë ka arritur deri në gjysmëfinalen e kampionatit botëror Rusia 2018.

Kroatët arritën ta eliminonin Rusinë në çerekfinale nëpërmjet penalltive.

Kësisoj pas 20 viteve pritje, Kroacia e sheh vetën përsëri në mesin e katër kombëtareve më të forta në botë.

Por me këtë sukses nuk është kënaqur Luka Modric, që po kërkon të rikthehet në shtëpi me medalje.

“Personalisht nuk më intereson nëse shënoj gol ose jo, mjafton të shënojë dikush nga ekipi dhe të fitojmë”.

“Deri në gjysmëfinale kemi ardhur me meritë të plotë, por nuk kënaqem me kaq”, ka thënë Modric.

Anëtari i Real Madridit thotë se dëshiron një medalje.

“Dua të kthehem në shtëpi me medalje, të shohim pas disa ditëve se me cilën medalje do të kthehemi”, ka deklaruar Modric.

Në gjysmëfinale kroatët do të përballen me kombëtaren e Anglisë që gjithashtu ka treguar lojëra të mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here