Teksa skuadra ruse po dilte nga dhomat e zhveshjes për të nisur pjesën e dytë, të gjithë teleshikuesit kanë pyetur veten se çfarë kanë bërë lojtarët.
Alexander Golovin me shokë kanë mbajtur dorën pranë hundës hera-herës sikur të ishin duke futur diçka.
Edhe gjatë fitores sensacionale ndaj Spanjës në çerekfinale janë parë skena të ngjashme. Lojtarët kanë mbajtur amoniak poshtë hundës, këtë e ka konfirmuar një pjesëtar i Federatës Ruse.
Sipas agjencisë së anti-dopingut, miksi kimik thuhet të stimulojë përkohësisht lojtarët si dhe t’i rrisë përqendrimin.
Gjithashtu pjesë e atij lëngu është edhe diçka që të rrit furnizimin me oksigjen.
Por fakti është se përdorimi i amoniakut nuk është ndaluar. Por rusët e kanë përdorur sikur të ishte shampo e dushit. Sidomos kur i gjithë ambienti sportiv rus akuzohet për doping.