270 milionë euro për Coutinhon ofron PSG

Paris Saint-Germaini ka bërë ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho – bën të ditur Mundo Deportivo.

Sipas gazetës spanjolle, kampioni Francës ka ofruar 270 milionë euro për shërbimet e mesfushorit brazilian.

Për prishjen e kontratës së Coutinhos ekziston një klauzolë në vlerë prej 400 milionë dollarësh, mirëpo PSG ia ka nisur ofertën njërit prej përfaqësuesve të 26-vjeçarit, në mënyrë që ai t’ua transmetojë drejtorëve të Barcelonës.

Neymari, i cili kaloi në Parc de Princes në verën e vitit të kaluar, ka shoqëri të mirë me Coutinhon dhe PSG planifikon bashkimin e tyre.

Kjo është edhe një përpjekje për ta mbajtur Neymarin, i cili kërkohet nga Real Madridi.

Philippe Coutinho iu bashkua Blaugranëve në janar të këtij viti duke u transferuar nga Liverpooli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here