Pjesa e parë, Franca dhe Belgjika pa gola

Franca dhe Belgjika e mbyllën në barazim pjesën e parë të gjysmëfinales së parë të Kupës së Botës. Edhe pse nuk pati gola, skuadrat dhuruan shumë emocione, lojë të bukur dhe aksione. Në nisje ishin belgët ata që rrezikuan, kurse në fund u ngjallën francezët.

Në minutat e para në stadiumin Krestovsky ishin belgët ata që kontrolluan lojën dhe rrezikuan më shumë. Franca gjithsesi mbajti ritmin e Djajve të kuq. Hazard De Bryune dhe Lukaku ishin një rrezik i vazhdueshëm. Deri në 30 minutat e para ishin belgët ata që e mbajtën më shumë topin në zotërim, megjithatë Gjelave iu desh vetëm një kombinim Pogba për Mbappe, për të krijuar panik te rivalët e tyre.

Në çerekorëshin e fundit, Les Blues e shtuan ritmin. Në të 34’, Mbappe dha një pasim për Giroud, por sulmuesi gaboi. Sfida u dallua për sulme me kundërsulme e një betejë të fortë në mesfushë. Në të 40’, Mbappe dha një asist për Pavard, i cili çau brenda zonës së rreptësisë dhe gjuajti, por Courtois shpëtoi portën me një prekje të topit. Në shtesë, nëse Lukaku do ishte më i kujdesshëm, mund të kishte shënuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here