Barcelona ka siguruar transferimin e parë për merkaton e verës

Nuk ka më dilema.

Mediat franceze si Foot Mercato, raportojnë se Barcelona e ka aktivizuar klauzolën e blerjes për Clement Lenglet.

Lenglet për një kohë të gjatë është nën shënjestrën e Katalanasve.

Francezi është 23-vjeçarë dhe karierën e tij e ka filluar te Nantes në vitin 2012, ndërsa te Sevilla u transferua në vitin 2016.

Lenglet për Sevillën ka luajtur në 73 ndeshje ku ka shënuar 4 gola.

Klauzola e Lenglet është 35 miliona euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here