Dy Galaktikë do të transferohen në Santiago Bernabeo për Real Madridin e ri

Real Madrid ka lejuar Cristiano Ronaldo-n të shkojë tek Juventus, por tani duhet të ndërtojë një ekip të ri që do të thotë se dy Galaktikë duhet të mbërrijnë për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat.

Presidenti Florentino Perez dhe Ronaldo në kohët e fundit nuk kishin një marrëdhënie të mirë, dhe tani atit do t’i duhet të sjellë fytyra të reja për të zëvendësuar ish-yllin e Man United.

Los Blancos do të jenë të suksesshëm pa Ronaldo-n, por është e qartë se ekipi ka nevojë për blerje, në mënyrë që të mos humbasin përqindjen e golave që sillte portugezi.

Plani është që të blihen dy sulmues të rinj, nëse do të jenë Galaktikë kjo mbetet për t’u parë, por dy do të mbërrijnë.

Askush nuk mund të garantojë 50 gola si Ronaldo dhe Julen Lopetegui duhet të gjejë një mënyrë për të nxjerrë më të mirën e skuadrës aktuale.

Neymar është objektivi kryesor, por do të jetë shumë e vështirë që ai të largohet nga PSG.

Kylian Mbappe është një tjetër objektiv i cili është i vështirë për t’u blerë, dhe unk është çështje parash sesa çështje ambiciesh personale.

Ai që ka më shumë mundësi të mbërrijë është Eden Hazard i cili mund t’i kushtojë 100 mln euro spanjollëve.

Ka dyshime rreth Harry Kane për shkak të faktit se historikisht lojtarët anglezë e kanë pasur të vështirë të adaptoheshin në La Liga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here