Efekti Ronaldo, një fanellë shitet në çdo minutë

Juventusi dje edhe zyrtarisht e konfirmoi transferimin e Cristiano Ronaldos, ndërsa sot në dyqanet zyrtare të Juventusit fanellat e Ronaldos po shiten në çdo minutë nga një.

Në dyqanin e Biankonerëve në Milano sot është duke u shitur mesatarisht një fanellë për minutë.

Portugezi do të përfitojë 30 milionë euro në sezon, mirëpo arritja e tij në Torino do ti sjellë fitime Zonjës së Vjetër.

Sipas TuttoJuve, ka një radhë të madhe në dyqanin zyrtar të Juventus në Milano, sidomos teksa faqja online është bllokuar pas momentit kur fanella doli në shitje.

Raportohet se Bardhezinjtë janë duke shitur një fanellë për minutë të Cristiano Ronaldo-s që kur është hapur dyqani në orën 10 të paradites.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here