FIFA dënon Anglinë me 53.000 paund për shkak të çorapeve

Asgjë nuk kalon pa u vërejtur nga FIFA.

Federata e Futbollit të Anglisë do të duhet të paguajë dënim prej 53.000 paund, pasiqë disa futbollistë anglez kanë veshur disa çorape që nuk janë të lejuara nga FIFA.

Sterling, Dier dhe Alli mbi çorapet e ndeshjes kanë veshur edhe disa çorape të quajtura TruSox, që i ndihmojnë futbollistët të ndihen më komfort me takat e tyre.

Duke pasur parasyshë se kto çorape nuk janë veshje zyrtare të përfaqësueses angleze, anglezët janë dënuar me 53.000 paund.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here