Nuk ka fitues, Kroacia dhe Anglia në shtesë (VIDEO)

Kroacia e bëri sërish. E çoi një ndeshje të Kupës së Botës në fazën e eliminimit direkt në kohën shtesë. Kjo është hera e tretë radhazi.

Ballkanasit u ndëshkuan shumë herët në ndeshje nga Anglia, por ditën të reagonin, madje iu afruan fitores në minutat e fundit.

Tani ballkanasit, ekspertë në të tilla situata do të përpiqen ta zgjidhin takimin në kohën shtesë, me një Angli që nuk ka ndërmend ta lërë t’i iki nga duart një mundësi të tillë për të shkuar në finale.

Për tifozët anglezë, festa erdhi shumë shpejt. Vetëm 5 minuta lojë dhe goditje dënimi për Tri Luanët. Kierian Trippier harkoi topin bukur dhe e futi në rrjetë, duke mposhtur portierin Danijel Subasic. Në këtë botëror, kanë shënuar 9 gola nëpërmjet goditjeve standarde.

Para kësaj goditjeje dënimi, Anglia ka gjuajtur 3 të tjera. Topi në asnjërën preh herëve nuk përfundoi në portë. Në 25 minutat e para u pa një Kroaci që e pati të vështirë të rrezikonte. Anglia u mbrojt mirë dhe krijoi panik me kundërsulme. Në minutat e fundit ballkanasit e shtuan ritmin dhe rrezikuan me Rebic e Modric. Megjithatë, si për yllin e Realit, ashtu edhe atë të Barçës, Ivan Rakitic, pritej më shumë.

Në pjesën e dytë, Anglia u pozicionua mirë në mbrojtje në nisje dhe kërcënoi me kundërsulme. Por Kroacia ndryshoi komplet pas minutës së 60 duke krijuar raste të rrezikshme. Kur në të 68’ erdhi goli i barazimit, kjo nuk përbëri habi.

Nga e djathta Vrsajko krosoi drejt zonës së rreptësisë, dhe aty Perisic me shpejtësi fluturimthi goditi duke realizuar duke fituar duelin me mbrojtësin anglez Kyle Ëalker dhe portierin Pickford.

Në të 71’, Perisic kishte shesin që të shënonte golin e dytë, por topi goditi shtyllën pas gjuajtjes së tij dhe shkoi te Rebic, që goditi sërish, por këtë herë dobët në duart e gardianit anglez.

Por në vazhdim, ballkanasit u bënë edhe më kërcënues duke vënë në vështirësi “Tri Luanët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here