Çdo minut shitet nga një fanellë e Ronaldos, Juventus vetëmse e ka shpaguar transferimin e Portugezit

Transferimi i Ronaldos te Biankonerët ka filluar të shpërblehet edhe pse portugezi nuk ka filluar të luajë me Juventusin.

Nuk ka dyshim se kryesia e Juventusit ka bërë një veprim fantastik, pasiqë fanellat e Ronaldos nuk po ndalojnë së shituri.

Sipas llogarive, Biankonerët janë duke shitur në çdo minut nga një fanellë të Ronaldos dhe pritet që numri i fanellave të shitura ta arrijë shifrën e 1 miliona fanellave.

Kjo don të thotë se Juventusi do ta shpaguajë transferimin e Ronaldos me anë të fanellave. Çmimi i një fanelle është 100 euro ndërsa transferimi i portugezit i kushtoi Biankonerëve 100 miliona euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here