E PABESUESHME: Barcelona ofron 117 milionë euro për Monchin

Monchi është më i shtrenjtë se Cristiano Ronaldo, të paktën për… Barcelona-n.

Nëse Juventus ka paguar 100 milionë euro për kartonin e portugezit, drejtori aktual sportiv i Roma-s i ka kushtuar 117 katalanasve, të cilët i kanë shpenzuar për të siguruar talentet e zbuluar nga drejtuesi verdhekuq në kohët e Sevilla-s.

Lenglet është i fundit i një serie të gjatë gjetjesh që në dhjetë vitet e fundit ka dërguar pesë lojtarë të tjerë nga Sanchez Pizjuan në “Camp Nou”. Operacioni më i shtrenjtë ka qenë ai i Dani Alves, i paguar 36 milionë euro nga Barcelona në 2008-ën, i njëjti vit kur nga Sevilla u mor edhe Seydou Keita (më pas kaloi edhe te Roma) për 14 milionë euro.

I njëjti çmim i shpenzuar për brazilianin Adriano, i blerë në 2010-ën, ndërsa në 2014-ën, kroati Rakitic u transferua nga Andaluzia për 18 milionë euro, ashtu si Aleix Vidal vitin pasues. Tani i ka takuar Lenglet, mbrojtësi francez, i cili do të bëhet një futbollist i Barcelona-s në orët e ardhshme për 35 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here