Juventus nuk ka të ndalur – Biankonerët me sy nga ylli tjetër i La Ligas

Pas transferimit të bujshëm të Cristiano Ronaldos, Juventus po planifikon ta transferojë edhe një tjetër yll nga La Liga.

Sipas së përditshmes italiane Tutto Sport, objektivi i rradhës për Zonjën e Vjetër është lojtari i Atleticos së Madridit, Diego Godin.

Uruguaiani vlerësohet jashtë mase për eksperiencën dhe qetësinë e tij në duele. Ai ka që prej 2010 që luan tek Atletico Madrid dhe së fundmi ka qenë edhe kapiteni i ekipit.

Ai ka luajtur dy herë në finalen e Champions League me fanellën e Rojiblanco dhe ka fituar kampionatin spanjoll më 2014 si dhe dy herë Europa League më 2012 dhe 201.

Godin ka një kontratë deri më 2019 me Atleti-n, por nuk ka arritur rinovimin me kryeqytetasit.

Sipas Tuttosport ai mund të ishte pasardhësi i Benatia, i cili ka një të ardhme të pasigurt te Juve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here