Mendes po bën lëvizje tektonike në merkato: E transferon Savicin te Real Madridi

Pasi e kompletoi transferimin e Ronaldos te Juventusi për 100 milionë euro, Mendes po punon në një tjetër transferim po aq të vlefshëm.

Sipas mediave italiane, Real Madridi po përgatit ofertën prej 100 miliona eurove për Milinkovic Savic, ndërsa Mendes po punon rreth transferimit.

Sky Italia raporton se gjatë bisedimeve për transferimin e Ronaldos, Mendes ka marrë konfirmimimin se Madrilenët janë të interesuar rreth Savic.

Përveç Realit, interesim për serbin kanë shfaqur edhe PSG, Manchester United dhe Barcelona, ndërsa Lazio për shërbimet e tij kërkon 150 milionë euro.

Asnjë nga klubet e interesuara nuk është e gatshme të ofrojë 150 milionë euro dhe Mendes po punon rreth transferimit të tij për 100 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here