Modric zbulon se çfarë do të bëjë në rast se Kroacia fiton Kupën e Botës

Pas mbrëmjes së djeshme ku Kroacia shkruajti historinë duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Botës, kapiteni i përfaqësueses kroate, Luka Modric ka zbuluar se ai dhe bashkëlojtarët po përgatisin diçka speciale në rast se bëhen kampion bote.

Kroacia do të përballet me Francën të dielën me fillim prej orës 1700 si një reprizë e gjysmëfinales së Botërorit 1998, ku Francezët kishin arritur ta mposhtin Kroacinë.

“Do ti ngjyrosim flokët. Unë dhe e gjithë skuadra. Jemi shumë të lumtur, e gjithë Kroacia është në këmbë. Të gjithë e meritojnë një gëzim të tillë”, ka deklaruar Modric.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here