Zyrtare: Barcelona transferon mbrojtësin e ri për 36 milionë euro

Kampionët aktual të Spanjës, Barcelona sot edhe zyrtarisht e konfirmuan transferimine  Clement Lenglet.

Lenglet pati një sezon fantastik te Sevilla dhe Katalanasit vendosën që ta paguajnë klauzolën e tij prej 36 miliona eurove.

Lenglet ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Blaugranët.

Interesim për Lenglet treguan edhe disa gjigantë të tjerë si Reali, mirëpo në fund francezi u transferua në Camp Nou.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here