Fitoren e Belgjikës e vulosi Eden Hazard

Kombëtarja e Belgjikës ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Anglisë e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.  

Është ylli i skuadrës, Eden Hazard, i cili ka shënuar nga afërsia për epërsinë 2-0.

Goli i Hazardit erdhi në minutën e 82-të të ndeshjes.

Ky gol u shënua pas asistimit të Kevin de Bruyne.

Belgjika nga botërori i Rusisë largohet me medalje të bronztë, ndërsa Anglia përfundon në vendin e katërt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here