Guardiola mbetet pa Jorginhon, Qytetarët kanë gati dy alternativat

Jorginho ishte në objektivat e Manchester Cityt, por Chelsea sot e transferoi atë së bashku me trajnerin Sarri.

Miërpo Qytetarët kanë gati dy alternativat tjera.

Mateo Kovacic dhe Mario Lemina të dy kanë qenë në radarët e Pep Guardiola-s në 12 muajt e fundit.

Ata të dy shihen si zëvendësuesit idealë të Yaya Toure dhe eventualisht Fernandinho-s pas kolapsit të marrëveshjes me Jorginho-n.

Tani City kthen kokën tek alternativat, dhe Kovacic me Lemina kanë impresionuar Guardiola-n.

Kovacic është pjesë e Kroacisë, e cila luan në finalen e Botërorit ndaj Francës ditën e diel.

24-vjeçari kërkon të largohet nga Real Madrid pas minutave të pakta që i janë ofruar gjatë sezonit të kaluar. Ndërkohë Lemina ka qenë blerja rekord e Southampton sezonin e kaluar kur u mor për 22 mln euro.

Gjithsesi edhe ai nuk ka kaluar një sezon të mirë, me Southampton që vetëm në ndeshjet e fundit siguroi qëndrimin në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here