Lajm i keq për përfaqësuesen e Kroacisë, ylli i skuadrës në pikëpyetje për finalen e nesërme

Përfaqësuesja e Kroacisë  rrezikon që nesër të luajë pa Ivan Perisic kundër Francës.

Perisic sot nuk është stërvitur për shkak të një problemi  në kofshën e tij dhe rrezikon të mos luajë në ndeshjen e nesërme.

Trajneri kroat, Dalic në konferencën për shtyp ka bërë të ditur se do të hedhë në fushë vetëm lojtarët që janë 100% të përgatitur.

Perisic nuk është stërvitur në dy seancat e fundit stërvitore dhe duket së dëmtimi që ka në kofshë është serioz, por trajneri Dalic shpreson që gjatë orëve në vazhdim situata të përmirësohet. Stafi mjekësor e ka nën monitorim lojtarin, duke u përpjekur që ta rikuperojë atë për finalen që do të zhvillohet në stadiumin Luzhniki.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here