Pas një sezoni te Milani Bonucci vendos të largohet

Mbrojtësi italian nën shënjestrën e Djajve të Kuq.

Leonardo Bonucci me një transferim shokues u largua nga Juventusi për t’iu bashkuar Milanit vitin e kaluar.

Megjithatë pas një sezoni të kaluar në San Siro, italiani është shumë pranë largimit nga Milani. Sipas së përditshmes italiane, La Republica, Jose Mourinho e dëshiron Bonuccin në Old Trafford.

Djajtë e Kuq pritet të ofrojnë 32 milionë euro për italianin, ndërsa Rosonerët nga ana tjetër janë në probleme financiare dhe largimi i Bonuccit do ti kursente ata për shkak paga e tij vjetore është 14 milionë euro në sezon.

Milani u përjashtua nga garat europiane dhe Rosonerët janë në kaos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here