Skandal te Milani: Gattuso nën hetim për pastrim parash

Traineri i Milanit, Gennaro Gattuso është nën hetime nga autoritetet italiane, nën dyshimin se ka pastruar para.

Gattuso ka poseduar 35% të një kompanie e cila është marrë ruajtjen  e derrave, ndërsa kompania bankrotoi në vitin 2014.

Megjithatë autoritetet italiane kanë zbuluar se nga kjo kompani janë kryer disa aktivitete ilegale duke u pastruar një sasi e madhe parash.

Gattuso është gjendur në mesin e personave të dyshuar, të cilët janë 42.

Hetimet janë duke u kryer dhe shumë shpejtë do të zbulohet nëse traineri i Rosonerëve, ka pasur lidhje me biznesin ilegal.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here