Zyrtare: Jorginho lojtar i Chelseat

Chelsea ka konfirmuar tranaferimin e mesfushorit të Napolit, Jorginho. 

Mesfushori kështu i bashkohet trajnerit të tij të deritanishëm, Maurizio Sarri.

“Jam vërtet i entuziazmuar që jam bërë pjesë e Chelseat, një klubi kaq të madh”, ka deklaruar Jorginho.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin londinez.

Besohet se transferimi i Jorginhos është i lidhur me shkëputjen e kontratës së Sarrit.

Kjo sepse operacioni besohet se u realizua për 57 milionë euro plus 8 milionë euro bonuse.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here