Zyrtare/ Filipe Anderson nënshkruan me West Ham

West Ham ka njoftuar se ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin  e Lazios, Filipe Anderson. Në vitin 2015 Lazio e bleu për 6.75 milion euro nga Santos 25-vjeçari, i cili ka mundësin për të lënë shenjë në Premier League. Marrëveshja është arritur në vlerën e 35 milion paund. Mesfushori është konsideruar si një lojtar tejet cilësor dhe tek West Ham United shihet si udhëheqësi i skuadrës drejt një kampionati të shkëlqyer për sezonin 2018-2019.

Anderson ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare dhe në fjalët e tij përshëndetëse ai u shpreh:

“Ndihem shumë i lumtur dhe i kënaqur që ju bashkova Wast Ham United, i cili është një ekip me tradita. Këtu kanë luajtur lojtarë të mëdhenj si Bobby Moore, Carlos Tevez dhe Di Canio. Ata kanë qenë lojtarë dhe idhuj të mëdhenj këtu dhe unë kam një qëllim të madh, ndoshta mund të arrijë në lartësinë e tyre dhe të jem një legjendë këtu”, u shpreh mesfushori brazilian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here