Putin surprizon tifozët,pas Botërorit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë me dije nëpërmjet një deklarate, se mundësia e udhëtimit pa viza të tifozëve të huaj të futbollit do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2018.

Rusia i lejoi tifozët e futbollit të udhëtojnë pa vizë në Botëror, vetëm me marrjen e një ID të tifozëve e cila u është dhënë  për personat që kanë pasur  bileta të ndeshjeve. Në deklaratën e tij pas përfundimit të ndeshjes Putin u shpreh:

“Unë mendoj se do ta bëjmë; për tifozët  e huaj që aktualisht kanë ID-tifozësh, do t’u lejojmë atyre udhëtimin pa viza deri në fund të vitit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here