Ancelotti nuk ka të ndalur: Napoli shopping te Arsenali

Sipas CalcioMercato, Napoli është vënë në gjurmët e portierit te Arsenal, David Ospina, pasi Petr Cech, portieri tjetër i “topçinjve” refuzoi ofertën e tyre.

Ospina kërkon një vend si titullar dhe kjo nuk i garantohet në Londër, ku krahas konkurrencës me Cech do të përballet edhe me Bernd Leno, i ardhur pak ditë më parë nga Leverkusen.

Aktualisht, pas largimit të Reina për te Milan, portieri i Napoli pritet të jetë Alex Meret, por ai është i dëmtuar, kësisoj Ancelotti është interesuar për kolumbianin.

Që kur erdhi nga Nice në vitin 2014, Ospina ka luajtur 70 ndeshje me Arsenal, por rrezikon të jetë zgjedhja e tretë e trajnerit të ri Unai Emery, kësisoj ndeshja e 71-të mund të vijë shumë vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here