Bombë nga Italia: Higuain i thotë PO Milanit

Mediat italiane kanë lansuar një lajm bombastik duke bërë të ditur se Gonzalo Higuain do të transferohet te Milani.

Milan është në kërkim të një sulmuesi dhe i pari në listën e dëshirave është pikërisht Higuain.

Çmimi i argjentinasit është 60 milionë euro, ndërsa te Milani janë të gatshëm ta shesin Kalinic dhe Silvan.

Sky Italia bën të ditur se Higuain ka rënë dakord për transferimin e tij në San Siro edhe pse Rosonerët nuk do të luajnë në Europa League këtë sezon.

Problem për Milanin mund të jetë konkurenca, pasiqë për Higuain janë të interesuar edhe Chelsea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here