Gattuso po kalon “orët e fundit” ,Milan sheh nga Antonio Conte

Pas largimit të makthit të borxheve nga kinezët, skuadra e Milanit po tenton të sjellë në ekip një trajner të ri dhe ai është i shkarkuari i chelsea, Antonio Conte.

Lajmi  konfirmohet nga media italiane, “Sportmediaset”, e cila e lë të hapur mundësinë, që italiani mund  të marrë frenat e skuadrës së Milanit.

Edhe pse fondi amerikan “Elliott” i ka premtuar vijimësi trajnerit aktual Gattuso, por sipas kësaj medieje, ky  i fundit mund të zëvendësohet nga ish-trajneri i klubit londinez i Chelsea.

Kujtojmë se në adresë të trajnerit të Milanit janë hedhur akuza për transferim vlerash në kundërshtim me parashikimet ligjore. Gjithsesi këto janë raportimet e para, por shanset për Conten, që të marrë drejtimin e klubit janë shumë të larta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here