Kukësi arrin të kualifikohet në minutat e fundit të ndeshjes

Kukësi me shumë vuajtje, por ia ka dalë që të kualifikohet në raundin tjetër të Champions League. Skuadra verilindore ka marrë një barazim 1-1 në Maltë përballë Valletta dhe falë golit në fushën kundërshtare ka prerë biletën për në raundin tjetër.

Ndeshja ka nisur disi keq për ekipin e Cungut që rikthehej në stolin e Kukësit, pas më shumë se 5 vite. Valletta është në kontroll të ndeshjes në minutat e para dhe kërkon të gjejë golin e avantazhit. Pas minutave të para Kukësi e merr veten dhe del në sulm disa herë, por nuk arrin dot deri tek goli dhe pjesa e parë do të mbyllej në shifrat e bardha 0-0.

Në 45’ minutat e dyta, është e njëjta histori dhe Valletta vijon të kontrollojë sfidën. Në minutën e 67’ vendasit do të gjenin golin e avantazhit me anë të Piciollo.

Pas këtij goli Kukësi hidhet i gjithi në sulm në kërkim të golit që mund t’i siguronte një biletë për më tej. Pas një sërë aksionesh të rerzikshme, verilindorët do e gjenin golin me anë të Dzaria, që nuk ka gabuar asistin e marrë nga Rrumbullaku.

Me këtë barazim Kukësi tashmë është në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve dhe do të kërkojë të përsërisë historinë si 6 vite më parë, ku edhe atëherë në stol kishte Armando Cungun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here