Manchester United nuk i ndalet Interit,ofron shifër të çmendur për yllin kroat

Pa dyshim që Ivan Perisic mund të konsiderohet si një ndër heronjtë e kombëtares kroate në Botërorin e Rusisë, pasi ka qenë protagonist kyç në të gjitha përballjet e përfaqësueses.

Paraqitja e shkëlqyer e tij në këtë Kupë Bote nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha të cilat kanë treguar interes serioz për shërbimet e mesfushorit.

Kujtojmë që Perisic edhe verën e kaluar ishte në qendër të merkatos nga ana e Manchester United, por Inter nuk pranoi ta lëshojë nga duart kroatin. Ndërkohë, “Djatë e Kuq” po tentojnë edhe këtë merkato të marrin në “Wembley” shërbimet e më të mirit kroat.

Prestigjiozja, “The Sun” ka shkruar ditën e sotme se klubi anglez ka gati plot 92 milionë stëlina për të blerë Perisic dhe një lojtar tjetër të Kroacisë. Bëhet fjalë edhe për Ante Rebic, shokun e vijës së Perisic.

Por, 48 milionë sterlina mendohet se janë vetëm për mesfushorin e Interit. Gjithashtu, sipas medies angleze United do të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e Perisic, pasi Mourinho e dëshiron me çdo kusht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here