Rrëfehet Wenger: Isha një i burgosur në Emirates

Arsene Wenger dha intervistën e tij të parë, që prej largimit të tij nga stoli i Arsenalit. Francezi foli lirisht për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij.

I pyetur nga Christine Kelly (RTL) për gabimin e tij më të madh, Wenger tha:“Ndoshta qëndrimi në të njëjtin klub për 22 vite. Unë jam dikushi, që i pëlqen të lëvizë shumë, por gjithashtu më pëlqen një sfidë. Unë kam qenë një i burgosur i sfidës sime në kohë”.

Trajneri francez shtoi: Më vjen keq që kam sakrifikuar gjithçka për një klub, sepse e kuptoj se kam lënduar shumë njerëz rreth meje. Kam lënë pas dore shumë njerëz, kam lënë pas dore familjen time, të afërmit e mi”.

Ish-trajneri i Arsenalit vazhdoi: Në pjesën më të thellë, njeriu i fiksuar është egoist në ndjekje të asaj që e do. Ai injoron shumë gjëra të tjera, por është një “kockë” për t’u ndjekur në të njëjtën kohë”.

Lidhur me të ardhmen e tij, Wenger tha: “I bëj vetes të njëjtën pyetje: a bëj akoma atë që kam bërë, atë që di, ose a kam mundësi tjetër për t’i ndarë të gjitha njohuritë që i kam grumbulluar gjatë viteve? Kjo është një pyetje që duhet t’i përgjigjem për disa muaj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here