Shok në Itali: Parma nuk do të rikthehet në Serie A

Futbollistët e Parma-s të cilët në muajin maj shkruajtën historinë duke arritur që nga liga e katërt të rikthehen për tre vite në Serie A, mund që të përballen me dënim nga  Federata e Futbollit të Italisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane.

Parma gjatë rrugëtimit të saj drejt Serie A dyshohet se ka kurdisur ndeshjen kundër Spezias.

Nga prokuroria është vërtetuar se ndeshja është kurdisur dhe tani mbetet gjithçka në dorë të Federatës Italiane.

Nga Federata e Futbollit të Italisë pritet që Parma-s ti hiqen dy pikë dhe me këtë Parma mbetet jashtë Serie A.

Vendimi zyrtarë pritet që të bëhet i ditur ditëve në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here