Alvaro Odriozola zyrtarisht është prezantuar si futbollist i skuadrës së madhe Real Madrid

Alvaro Odriozola gjatë prezantimit tha se është një nder i madh që është pjesë e Realit, skuadër të cilën gjithmonë e ka ëndërruar.

Alvaro Odriozola sot edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist is kuadrës së madhe spanjolle, Real Madrid.

Transferimi ishte kompletuar para disa ditësh, ndërsa sot lojtari ka shkelur për herë të parë në Santiago Bernabeu me fanellën e bardhë të Kampionëve të Evropës.

Odriozola gjatë prezantimit tha se është një nder i madh që është pjesë e Realit, skuadër të cilën gjithmonë e ka ëndërruar.

Ai premtoi se do të jap maksimumin për këtë fanellë, në mënyrë që të shpaguajë besimin e dhënë nga klubi.

Odriozola u transferua nga Real Sociedad për 35 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here