Barcelona arrin akord me Rabiot – ylli i PSG në Camp Nou për 40 milionë euro

Mesfushori i PSG, Adrien Rabiot ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe tani pritet vetëm pritet të arrihet marrëveshja e Katalanasve me Parizienët.

Rabiot ka kontratë me PSG edhe një vit dhe pritet që Barcelona ta transferojë atë për 40 miliona euro.

Parizienët për shkak të Fair Playt Financiarë janë të gatshëm ta shesin francezin.

Sipas mediave në garë për Rabiot është edhe Tottenham, por kampionët e Spanjës pritet që ta fitojnë garën për francezin.

Rabiot është 23-vjeçarë dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Busquets.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here