Barcelona dhe Real Madridi në garë për yllin e Bayernit të Munichut

Thiago Alcantara ka kaluar pesë vitet e fundit te Bayern Munich pasi iu bashkua nga Barcelona.

Por sipas Diario Sport, mesfushori mendon se i ka ardhur fundi aventurës së tij në Gjermani dhe kërkon të rikthehet në Nou Camp.

Gjithsesi, edhe trajneri i ri i Real Madrid Julen Lopetegui është në kërkim të një mesfushori kreativ dhe i ka vënë syrin bavarezit.

Gjermania Bild raporton se Bayern nuk ka ndërmend të ulë pretendimet për spanjollin.

Nëse një klub do të kërkojë fantazistin, atëherë duhet të bëjë gati 75 mln euro.

Një shifër që mund të paguhet nga Los Blancos, pas shitjes së Ronaldos, por pak më e vështirë të pagohet nga Barça, duke parë se a bërë blerje të tjera deri në këtë pikë të merkatos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here