I prish punë Barcelonës, rikthimi i Rodriguez tek Reali

James Rodriguez mund ta ktheje përmbys merkaton e kësaj vere. Disa ditë më parë mesfushori bëri me dije që dëshiron të rikthehet në Real Madridi. Kthimi i tij tek “Los Blancos” mund të ndikojë drejtpërdrejt tek Barcelona. Bayern Munich ka një listë me emrat e zëvendësuesit të Rodriguez dhe në krye qëndron emri i Ivan Raketic.

Kroati pëlqehet shumë në Arena Allianz dhe tekniku i bavarezëve, duke përfituar nga rasti që përgjegjësi i ekipi është kroati, Niko Kovac i ka kërkuar këtij të fundit ta bind mesfushorin të nënshkruajë me Bayern.

Nëse James rikthehet në  Real Madrid, Bayern do të nisë procedurat për të nënshkruar me Rakitic. Sipas “Don Balon” futbollisti më përpara ka hedhur dyshimet për një largim të mundshëm nga Barcelona dhe duket se çelësi për largimin e tij është rikthimi në Real Madrid i Rodriguez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here