Kante tek Chelsea, Real apo PSG-ja?

Kampionati Botëror për N’Golo Kante ishte një sfidat më të mira, pasi në fund Kombëtarja e Francës u kurorëzua me titullin e kampiones së botës.

Pas këtij turi të suksesshëm, të shumta ishin kërkesat e klubeve, të cilat synojnë të transferojnë pranë tyre shërbimet e këtij lojtari, që shumëkush e quan si “motori” i pandalshëm i fushës së blertë.

Aktualisht ai është në radhët e Chelsea, ndërsa klubet si Real apo PSG do tentojnë afrimin e tyre, por ky mision duket i pamundur. Sipas “Le10 sport.com”, Chelsea ka nisur bisedat me Kante dhe po shikon mundësinë për të zgjatur kontratën me 27-vjeçarin, i cili karakterizohet me tipare të shpejta dhe të sakta.  Gjithsesi ende asgjë s’është e zyrtarizuar, por kjo medieje sqaron se ai do të qëndrojë të “Blutë” e Londrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here