Luka Modric është kandidat serioz për Topin e Artë, ka ardhur edhe konfirmimi

Luka Modric është kandidat serioz për fitimin e Topit të Artë dhe nëse deri tani ishin vetëm spekulime, sot ka ardhur edhe konfirmimi.

Në faqen e parë të së përditshmes  L’Equip sot shkruhet se Luka Modric është njëri nga kandidatët kryesorë për fitimin e Topit të Artë.

E përditshmja L’Equip është pronare e televizionit L’Equip dhe magazinës France Football e cila vendos për fituesin e Topit të Artë.

Kandidatë për Topin e Artë janë edhe Griezmann dhe Mbappe, por sipas së përditshmes franceze Modric është më i favorizuar pasiqë edhe morri çmimin e lojtarit më të mirë në Botërorin e Rusisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here