Milan edhe zyrtarisht ka nisur kontaktet me yllin e Juventusit

Milan edhe zyrtarisht ka vënë kontaktet e para me agjentin e Gonzalo Higuain.

El Pipita ka vendosur të largohet nga Juventus, pasi bardhezinjtë shpenzuan 100 milionë euro për të marrë Cristiano Ronaldo dhe me shumë gjasa ai do të përfundojë në stol.

Sky Italia raporton se kuqezinjtë kanë pasur kontaktin e parë me vëllain që është njëkohësisht menaxheri i Higuain, për të kuptuar se cilat janë kërkesat financiare të ish-sulmuesit të Real Madrid dhe Napoli.

Më 21 korrik do të bëhet mbledhja e asamblesë së klubit të Milan dhe atje do të merret vendimi përfundimtar për Higuain, që kushton rreth 50 milionë euro. Më parë, drejtuesit e Milan mësuan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here