Presidentja kroate vizitë “blic” në Shqipëri,pas paraqitjes fantastike në Botëror

Pas paraqitjes fantastike në Kupën e Botës në mbështetjen e Kroacisë, sot presidentja e atij vendi ndodhet për një vizitë diplomatike në vendin tonë. Kolinda Grabar-Kitarovic në këto momente po zhvillon takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në ambientet e presidencës.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, e para e Kroacisë ka planifikuar në agjendën diplomatike një sërë takimesh me figura të rëndësishme të politikës shqiptare. Kujtojmë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kroacisë  janë shumë të konsoliduara dhe një vizitë e tillë forcon  akoma më tej fqinjësinë mes të dyja vendeve.

Meta pret homologen kroate, ceremonia e pritjes së presidentes Kolinda Grabar- Kitaroviç

Meta pret homologen kroate, ceremonia e pritjes së presidentes Kolinda Grabar- Kitaroviç

Gepostet von Ora News am Mittwoch, 18. Juli 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here