Sarri: Më është thyer zemra pas largimit nga Napoli

Napoli's Italian head coach Maurizio Sarri speaks at a press conference in Manchester, north west England on October 16, 2017, on the eve of their UEFA Champions League Group F match against Manchester City. / AFP PHOTO / Paul ELLIS (Photo credit should read PAUL ELLIS/AFP/Getty Images)

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka pranuar se është ndier i pikëlluar për largimin e tij nga Napoli.

Tifozët në San Paolo e kanë dashur shumë strategun e tyre, i cili ishte shumë pranë për ta fituar Scudetton në sezonin e kaluar.

Mirëpo, mosmarrëveshjet me presidentin Aurelio De Laurentiis bënë që ky i fundit ta angazhonte Carlo Ancelottin në postin e trajnerit.

“Kam kujtime të mrekullueshme nga Napoli. I dua njerëzit atje dhe gjithmonë do t’i dua. Nëse jemi ndarë në mënyrë të keqe me klubin dhe presidentin, mendoj se gabimet janë bërë nga të dyja palët”.

“Ndoshta presidenti e ka keqkuptuar heshtjen time… Mirëpo, mua më është thyer zemra dhe shpresoj që në vitet në vijim të tejkalohet kjo gjë”, ka thënë Sarri në prezantimin e tij te Chelsea.

Te Blutë, ai do të zë vendin e Antonio Contes, ndërsa gazetarët e kanë pyetur se ka folur me trajnerin italian.

“Antonio ka marrë rezultate të jashtëzakonshme këtu, ai është një trajner fantastik, por unë luajë në një mënyrë më ndryshe, prandaj do t’i kushtoj kohë skuadrës”.

“Të gjitha gjërat e mira që Antonio i ka lënë prapa duhet të qëndrojnë, nuk duhet të ndryshohen, por është me rëndësi që të imponohet filozofia e trajnerit (të ri) në një periudhë të shkurtër kohore”, ka shtuar Sarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here