Sulmi i parë i Napolit për Benzema

Me Real Madrid humbi mundësinë për të luajtur në Botëror, aty ku shokët e tij u shpallën kampionë bote, për këtë Benzema po mendon për një aventurë të re pavarësisht se ka filluar grumbullimin me ekipin në Madrid.

Sipas “Daily Mail”, Napoli interesohet shumë për sulmuesin francez, duke qenë se është një nga dëshirat e Carlo Ancelotti.

Me Real Madrid Benzema ka shënuar 192 gola në 413 ndeshje, për këtë kartoni i tij vlerësohet mbi 45 milionë euro. Për Napolin kjo do të ishte një shifër e përballueshme, duke qenë se tani e kanë mbushur arkën me shitje e Jorginho te Chelsea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here