Valencia rinovon deri në 2020 me Marcelinon

Marcelino Garcia Toral do të jetë trajneri i Valencia deri më 30 qershor të vitit 2020, kontrata e të cilit skadonte në fund të kitij sezoni.

“Valencia ka arritur të mërkurën paradite marrëveshjeje të plotë me Marcelino Garcia Toral për të vazhduar edhe për një sezon tjetër, deri më 30 qershor 2020, kontratën e tij si trajner i ekipit të parë. Valencia dëshiron të tregojë kënaqësinë e veçantë për arritjen e kësaj marrëveshjeje. I shoqëruar nga presidenti Anil Murthy, Marcelino do të shfaqet këtë të enjte para mediave, duke filluar nga ora 12.30 në Qendrën Mediale të Ciutat Esportiva de Paterna”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit spanjoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here