Yjet e Francës dhe formacioni më i mirë i Botërorit “Rusi 2018”

Kupa e Botës është ngjarja më e madhe sportive botërore, pasi pjesëmarrëse në turne janë 32 përfaqësuese. Por, dramaciteti, loja intensive, akthi, suspanca, emocioni, koreografitë e tifozëve në shkallët e stadiumeve si dhe aplikimi për herë të parë i video-arbtirimit të sistemit VAR e bënë këtë Botëror më të veçante.

Megjithatë, më së shumti, Botërori “Rusi 2018” do të mbahet mend për cilësinë e shkëlqyer të futbollit, pasi mirëpriti një brez të guximshëm të kryesuar nga francezi Kylian Mbappe, teksa çuan në shtëpi gardën e vjetër të udhëhequr nga Andres Iniesta dhe ndoshta edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Më poshtë do të shohim ekipin e turneut të Kupës së Botës, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua:

Portieri: Thibaut Courtoisn shkëlqeu në Rusi, në të gjitha ndeshjet, veçenarisht në fitoren ndaj Brazilit me rezultatin 2-1, pasi grushtoi një numër të lartë goditjesh që shumë mirë mund të kishin përfunduar në portë.

Mbrojtja-Kieran Trippier i Anglisë nuk ishte vetëm mbrojtës në krahun e majtë për “Tre Luanët”, por shënoi dhe gol ndaj Kroacisë, duke rritur shpresën për një rrugë për në finale, por ballkanasit u treguan të shkathët, teksa në kohën shtesë përmbysën edhe rezultatin. Meritat e mbrojtësit të Tottenham në këtë Botëror janë të mëdha, pasi kishte fituar besimin e trajnerit për të qenë titullar në çdo ndeshje.

Raphael Varane së bashku me Samuel Umtiti ishin pjesë e një partneriteti suprem në qendrën e mbrojtjes për “Gjelat”, pasi në shumë ndeshje ata ishin të pathyeshëm për kundërshtarët. Francezi i Real Madrid ishte i pakapshëm, pasi shpejtësia drejt topit bënte diferencën për rivalët e tij. 25-vjeçari gjithashtu la shenjën e tij në sulm, duke shënuar me një goditje të shkëlqyeshme në fitoren 2-0 të Francës kundër Uruguajit në çerekfinale.

Diego Godin: 32-vjeçari ishte baza e mbrojtjes së përfaqësuseses uruguaiane. Koordinimi i tij i shkëlqyer me shokun e skuadrës së Atletico Madrid, Jose Gimenez rezultoi vendimtar në fazën e grupeve, kur Uruguai i fitoi të tre ndeshjet pa pësuar asnjë gol.

Lucas Hernandez i Francës: Që në statrimin e ndeshjes së parë dhe deri në finale krijoi siguri dhe garanci në pozicionin e tij, duke qëndruar i palodhur në çdo aksion. Është e vërtetë se ka pasur pak kandidatë të tjerë për këtë pozicion, por Hernandez është përfshirë me meritë në këtë formacion, pasi tregoi shumë edhe në finalen e madhe të Francës ndaj Kroacisë.

N’Golo Kante: Ai mund të mos jetë si Paul Pogba, Antoine Griezmann ose Mbappe, por mesfushori i Chelsea është dëshmi i një thesari për performacën e shkëlqyer individuale, por dhe kolektive me përfaqësuesen e tij. Mesfushori i Chelsea ishte i jashtëzakonshëm në Rusi me një shpirt të palodhur, teksa ndihmoi skuadën drejt finales së Luzhnikit.

Luka Modriç, Kroaci: Mesfushori i Real Madrid ishte lojtari më kyç i përfaqësueses ballkanase në këtë Botëror, teksa mori dhe çmimin si lojtari më i mirë i këtij turneu në Rusi. 32-vjeçari vrapoi më shumë kilometra sesa çdo lojtar tjetër, duke punuar shkëlqyëshëm në të njëjtën kohë me Ivan Rakitic.

Eden Hazard, Belgjikë: Sulmuesi i Chelsea shënoi dy gola dhe dha dy asiste, duke çuar Belgjikën në vendin e tretë, në finalen e tyre më të mirë të Botërorit. Por këto statistika tregojnë vetëm njërën anë të medaljes. Zërat e fundit e çojnë atë në Real Madrid, teksa ai ishte pika kyçe e taktikave kundërsulmuese të trajnerit Roberto Martinez.

Kylian Mbappe, Francë: 19-vjeçari ndezi Rusinë me performancën e tij spektakolare si dhe me ritmin e tij elektrik. Pikë me e lartë e tij ishte në përballjen ndaj Argjentinës, teksa shënoi dy gola. Gjithashtu, talenti i PSG-së shënoi edhe në finalen e madhe të Luzhnikit, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që shënon në një Kupë Botë pas Pele.

Harry Kane, Angli: Megjithë venitjet në fund të turneut dhe lodhja u duk qartë, Kane u bë anglezi i dytë pas Gary Lineker, i cili fitoi “Këpucën e Artë” që iu dha golashënuesit më të mirë në këtë Botëror. Sulmuesi i Tottenham Hotspur shënoi gjashtë gola në fazën e ndeshjeve në grupe.

Antoine Griezmann, Francë: 27-vjeçari është lojtari i tretë i Atletico Madrid dhe i pesti në radhët e Francës, i cili përfshihet në formacionin më të mirë. Griezmann ishte vendimtar në momentet kryesore me produktivitetin dhe kreativitetin në pozicionin e vendosur, duke tundur rrjetën kundërshtare katër herë në këtë Botëror. Ai udhëhoqi “Gjelat” drejt finales së madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here