Zyrtare: Arsenal rrëmben lojtarin e Barcelonës

Arsenal ka finalizuar blerjen e talentit të Barcelona, Joel Lopez.

Mbrojtësi i majtë, i cili ka luajtur me Barcelona B në sezonin e kaluar, nuk pranoi rinovimin e kontratës me klubin katalanas dhe zgjodhi ta vazhdojë karrierën te Arsenal.

Lopez do të firmosë kontratën e parë si profesionist kur të mbushë 17 vjeç, në marsin e vitit të ardhshëm dhe në sezonin që vjen do të luajë me Arsenal U-18. Sapo të rinovojë, ai do të bëhet pjesë e Arsenal U-23, ndërsa në sezonin 2019-2020 i është premtuar se do t’i jepet një vend në ekipin e parë.

Lopez shpreson të ndjekë gjurmët e Hector Bellerin, i cili kaloi nga Barcelona te Arsenal, në moshën 16-vjeçare dhe tani është bërë pjesë stabël e formacionit të topçinjve.

Futbollistët e tjerë që lanë akademinë e Barcelonës për të luajtur te Arsenal janë Fran Merida, Jon Toral dhe Julio Pleguezuelo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here