El Clasico për Hazard: Barcelona futet në garë për Belgun

Sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge këtë verë.

Hazard luajti shkëlqyeshëm në Botërorin e Rusisë dhe interesim për të për një kohë të gjatë kishte shfaqur Real Madridi. Mirëpo sipas mediave spanjolle në garë për belgun është futur edhe Barcelona e cila është e gatshme ta ofrojë një lojtarë.

Sipas SPORT, Barcelona përveç parave për Hazardin do të ofrojë edhe Dembelen. Në rast se një shkëmbim i tillë do të ndodhë, atëhere do të kishim shkëmbimin më të madh në historinë e futbollit.

Megjithatë Reali ende është në përparsi për të siguruar shërbimet e tij, pasiqë Hazard dëshiron transferimin e tij në Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here